Shisnin çanta joorigjinale, ish-stafi i markës luksoze Hermès në gjyq

0
Gjigandi

Një pjesë e ish-stafit të markës luksoze Hermès ka dalë në gjyq, pasi akuzohet për shitje të çantave joorigjinale, përfshirë edhe të famshmen “Birkin”.

10 persona u paraqitën në gjyq, 7 prej të cilëve ish-punonjës të kompanisë që akuzohen se kanë kryer shumë shitje çantash joorigjinale për qindra mijëra euro.

Hetuesit ranë në gjurmët e rrjetit të falsifikimit pasi bastisën banesën e një burri të dyshuar për shitje të çantave të vjedhura në Francë te klientët në Azi. Gjatë këtij hetimi, policia dëgjoi bisedat që zbulonin ekzistencën e një “atelieje të fshehtë” që bënte çanta false.

Të akuzuarit, që u përkasin moshave nga 30 deri në 61, supozohet të kenë prodhuar çanta joorigjinale nga viti 2013-2014 dhe e shisnin secilën për 23,500-32,000 dollarë.

Prokurorët thanë në gjykatë se 3 miq nisën prodhimin e çantave joorigjinale, dy punonin te Hermès, ndërsa i treti merrej me importimin e lëkurës së krokodilit nga Lombardia, ku prodhoheshin kopjet. Pesë ish-punonjës të tjerë të kompanisë janë në gjyq, njëri siguronte bizhutë për dekorimin e çantave dhe katër të tjerët ishin punëtorë të specializuar të lëkurës, të cilët i vendosinin çantat bashkë, duke u inkorporuar edhe logon e kompanisë, të qepur me dorë.

RonaTyra

Gjyqi do të vazhdojë deri të premten.

Birkin është një gamë çantash ekskluzive prej lëkure, të bëra me dorë, të cilat u prezantuan në vitet 1980 dhe u bënë kryefjala e një elegance luksoze, duke nxitur listat e pritjes për t’i blerë, që ekzistojnë edhe sot. Në maj të 2017-ës një çantë Birkin u shit në ankand në Hong Kong për një shifër rekord prej 380,000 dollarësh.

Çanta u emërua sipas këngëtares dhe aktores Jane Birkin, pasi ish-shefi ekzekutiv i Hermès-it, Jean-Louis Dumas u ul pranë saj në një fluturim nga Parisi për në Londër. Gjatë udhëtimit ajo u ankua për vështirësinë që kishte për të gjetur një çantë të mirë lëkure për udhëtimet e fundjavës. Dumas i udhëzoi punëtorët e tij që të bënin një çantë me xhepa për të dhe kështu lindi Birkin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu