Si pasojë e stuhisë që ka goditur Tiranën por edhe pjesën më të madhe të vendin janë krijuar disa probleme ku shumë rrugë janë përmbytur. Në Tiranë tek Unaza e Re është përplasur edhe një makinë, ku dyshohet se shkak është bërë shikueshmëria e ulët për shkak të reshjeve dhe lagështia në rrugë. Report Tv sjellë edhe pamjet nga zona e Unazës së Re dhe tek sheshi Shqiponja, ku në të dy zonat ka patur një prani të madhe uji.