Një prej banoreve të zonës në Kombinat ka treguar se varrimi i të ndjerave do të bëhet në qytetin e Përmetit, nga ku dhe familja Josifi kishte origjinën.
Sa i takon fesë të cilat të ndjerat praktikonin, gruaja shprehet se dhe djali i saj është dëshmitar i Jehovait, por kurrë nuk e ka menduar një akt të tillë ekstrem.
“Trupi më dridhet, edhe tani që po flas shih si më është bërë mishi, shihe, vajza të reja. Dhe djali im ka qenë dëshmitar i Jehovait, por nuk e mendon të bëjë kështu gjërash, as myslimani dhe as i krishteri nuk thonë që vrisni veten, këtë dua të them me bindje të plotë. Mora vesh që do i varrosin në Përmet, motra e saj banon në pallatin tim, janë njerëz të qetë”, shprehet fqinja.
Ndërkohë që në banesën e grave, qnëdron ende shiriti i vënë nga Policia, ndërsa apartamenti është ende duke u shqyrtuar nga grupi hetimor, për të mësuar më shumë rreth arsyeve që çuan në këtë akt të rëndë.