Shërbimi i gjigantit Amazon tha se ‘zbuti’ një sulm kibernetik të “DDoS”, më të madhin ndonjëherë

0
Gjigandi

Gjigandi i teknologjisë, Amazon, tha se shërbimi i saj “AWS Shield” ‘zbuti’ sulmin më të madh të DDoS të regjistruar ndonjëherë, duke ndaluar një sulm kibernetik prej 2.3 Tbps, në mes të muajit shkurt në vitin 2020.

Sipas mediave të huaja, incidenti u zbulua nga kompania e “AWS Shield Landscape”, që thotë se sulmet kibernetike u zbutën nga shërbimi mbrojtës i kompanisë së Amazon.

Megjithëse raporti nuk identifikoi klientin objektiv të AWS, aty thoshte se sulmi u krye duke përdorur serverë të CLDAP në internet, dhe shkaktoi tre ditë, kërcënime për stafin e kompanisë AWS Shield.

CLDAP është një alterantivë, që përdoret për të lidhur dhe modifikuar drejtoritë e shpëndara në internet.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu