Ish deputeti i PD-së Agron Shehaj ka folur këtë mbrëmje në emisionin ‘Zonë e Lirë’ në lidhje me hapjen e Partisë Demokratike, një nismë kjo e lançuar nga Basha, teksa vendi për pak muaj shkon në zgjedhjet parlamentare.
Shehaj tha se nisma është një mënyrë demokratike për të zgjedhur kandidatët për deputetë.
“PD ishte e hapur, herën e fundit në 2017 u akuzua se futi shumë njerëz nga jashtë… Unë mendoj që është një mënyrë demokratike për të zgjedhur dhe më e drejtë pavarësisht nëse përfitoj unë apo jo. Nuk më intereson fare kjo gjë, nuk është një gjë që do bëhet pa transparencë”, ka thënë demokrati.