Shefi i Pentagonit mbërrin në Irak për bisedime

0
21

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper mbërriti në Bagdat të mërkurën për bisedime me zyrtarët irakianë lidhur me zhvendosjen e trupave amerikane në atë vend pas tërheqjes nga pjesa veriore e Sirisë.

Rreth 700 trupa janë futur në pjesën perëndimore të Irakut, ndërsa në atë vend janë dislokuar 5 mijë trupa amerikane. Sekretari Esper ka thënë se trupat shtesë do të ndihmojnë në mbrojtjen e Irakut dhe do të jenë të gatshme të ndërmarrin operacione anti-terror kundër kryengritësve të Shtetit Islamik brenda Sirisë.

Por qeveria irakiane ka thënë se trupat nuk kanë leje të q1%ndrojnë në atë vend. Gjatë vizitës në Arabinë Saudite, shefi amerikan i mbrojtjes tha se përfundimisht destinacioni i trupave është kthimi në Shtetet e Bashkuara.Vendimi i papritur i Presidentit Donald Trump dy javë më parë për të tërhequr afërsisht të gjitha forcat amerikane nga pjesa veriore e Sirisë, çoi në një ofensivë kundër forcave kurde nga trupat turke dhe forcat siriane që mbështeten nga Turqia.

Ankaraja njoftoi të martën se kishte përfunduar ofensivën e saj, duke thënë se Uashingtoni i kishte thënë se të gjitha forcat kurde ishin tërhequr nga rajoni, e cila kishte qënë një zonë e sigurtë. Një javë më parë Turqia u pajtua për një armëpushim pesë ditor pas bisedimeve me zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence. Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan, arritën një marrëveshje të martën për një kontroll të përbashkët të rajonit kufitar sirian.

Luftëtarët kurd do të mbahen 30 kilometra larg nga kufiri 440 kilometra i gjatë mes Sirisë dhe Turqisë si dhe do të tërhiqen nga qytetet Manbij dhe Tel Riffat. Kurdët sirianë luftuan përkrah forcave amerikane kundër terroristëve të Shtetit Islamik. Por Turqia i konsideron ata të jenë të lidhur me seperatistët kurdë që kanë luftuar prej shumë vitesh për autonomi brenda Turqisë. Turqia i quan kurdët terroristë. Kurdët e zemëruar qëlluan me patate të kalbura një kolonë ushtarake amerikane duke përdorur sharje, ndërsa ajo kalonte përmes rrugëve të qytetit Duhok për të kaluar në Irak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu