Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ka vënë në prangat një punonjës policie për shkak se akuzohet për prerje të paligjshme pyjesh, për shpërdorim detyre dhe për korrupsion.
I arrestuari është Th.Z dhe aktualisht është oficer i FLO-së. Ndërkohë akuza ndaj tij rëndon, për periudhën kur ka qenë oficer krimesh në Mirditë. Ndaj tij ka nisur edhe një procedim penal për lejimin e prerjes së pyjeve për tratë në një minierë në zonën e Mirditës.