Shameti: Më vjen keq që nuk japa atë që pritej te Gjilani

0
Gjigandi

Mbrojtësi që u transferua me shumë bujë, nuk ka dhënë ende asgjë për fanellën bardhekuqe për shkak të dëmtimeve.

Në një prononcim për “Fan Zone” në Shqipëri, Shameti ka falënderuar kryesinë e Gjilanit për korrektësinë.

Megjithatë, ai ka theksuar që me dëshirë do të rikthehej një ditë te Kukësi.

“Pas Gjirokastrës, Kukësi është shtëpia ime e dytë. Kam kaluar 6 vite shumë të bukura aty dhe kam arritur suksese të shumta, ndaj do të më pëlqente të rikthehesha dhe të kontribuoja sërish”, deklaroi Shameti.

“Megjithatë për momentin jam i përqendruar te Gjilani, pasi drejtuesit atje janë treguar shumë korrektë me mua dhe nuk kam arritur të jap atë që pritej, për shkak të dëmtimeve”, shtoi ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu