Klopp: Mane është mjaft i ri

0
Gjigandi

Të Kuqtë me siguri që do të shpenzojnë kur afati kalimtar veror të hapet.

Lojtarët si Mbappe dhe Sancho janë lidhur me një kalim të mundshëm në ‘Anfield’, me Sadio Mane që raportohet se e ka destinacion Madridin.

Tekniku gjerman i tha beIN Sports kur u pyet për spekulimet që rrethojnë Liverpoolin aktualisht: “Sadio Mane është mjaft i ri dhe Mo Salah është mjaft i ri për të qenë në grup për vitet e ardhshme”.

“Jam plotësisht i lumtur me djemtë që kam, por kurrë nuk kam menduar për të tjerët”.

“Kur jam në një klub, atëherë unë punoj me lojtarët që kam, nuk ëndërroj për lojtarë të tjerë. Nëse mund ta marrim njërën prej tyre në të ardhmen, do ta shohim, por do të bëjmë sa më mirë situatën që kemi”, përfundoi ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu