Ish-kapiteni i Ferizajt, Egzon Shabani, ka hedhur një lum akuzash në drejtim të kryesisë së Ferizajt.
Sipas tij, janë personat që ndodhen në drejtim të klubit që e kanë shkatëruar atë.
Ferizaj prej muajsh nuk ka paguar lojtarët.
Shabani është larguar nga skuadra vitin e kaluar.
“Edhe pikërisht këta persona që e udhëheqin klubin arrin ta shkatërrojnë këtë super-skuadër që arritën të pamundurën në sezonin 2019-19 dhe ta humbasin djersen që kanë derdhë për këtë fanellë edhe pikërisht këta persona nuk ia kryen obligimet(rrogat e qershorit). Në veçanti duhet të ceket se vetëm 5 persona janë paguar, të tjerët jo. Respekt të madh për tifozerinë ‘Ujqit’ edhe për klubin, por me këtë qasje klubi gjithmonë do të jetë në këtë gjendje të mjerueshme prej njerëzve që kanë uzurpuar klubin”, ka komentuar Shabani.