Presidenti i Veronës, Maurizio Setti, ka folur në lidhje me mbrojtësin e talentuar shqiptar, Marash Kumbulla.
Ai ka dhënë një intervistë për La Gazzetta dello Sport ku tregon se nuk ka patur asnjëherë dyshime për talentin shqiptar.
“Ne nuk kemi pasur kurrë dyshime për aftësitë teknike, por dhe për cilësitë si njeri të Marash Kumbullës. Ai ka mentalitetin dhe sjelljen e një personi të pjeskur.
“Në janarin e 2018 ne kishim disa kërkesa nga klubet për të, por ne ishim të bindur se ai mund të rritej më shumë”, – tha presidenti Setti. Numri një i klubit në fakt ka të drejtë sepse në pak muaj e gjithë Italia po flet për futbollistin shqiptar.