Setien u përgjigjet zërave për shkarkimin e mundshëm në fund të sezonit: Zhurmë mediale

0
Gjigandi

Quique Setien nuk shqetësohet për të ardhmen e tij.

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, është në qendër të vëmendjes, pas barazimit të Barcelonës kundër Celta Vigo.

E ardhmja e trajnerit është vënë në pikëpyetje dhe tashmë raportohet se ai nuk do të jetë në krye të stolit pas këtij sezoni.

Lidhur me këto zëra është përgjigjur sot trajneri, në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes me Atletico Madrid.

“Nuk ndihem më pak i fortë sesa isha në fillim. E di se si funksionojnë këto gjëra, fitoret fshehin disa gjëra, kurse humbjet jo. E kam përjetuar këtë”, ka thënë Setien.

RonaTyra

“Zhurma e medieve? Zhurma është puna juaj”, ishte përgjigja e trajnerit për gazetarët. “Jam i fokusuar në atë që duhet të jem”, ka thënë mes tjerash Setien.

Barcelona qëndron me dy pikë më pak sesa Real Madrid dhe secili hap i gabuar i radhës do të ishte me shumë gjasë një nokaut për Barcën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu