Setien mbron vendimin e tij për të ulur në stol Griezmannin

0
Gjigandi

Antoine Griezmann e ka nisur nga stoli ndeshjen e mbrëmshme kundër Celta Vigo.

Ansu Fati ishte lojtari që përkrahi në sulm dyshen Lionel Messi dhe Luis Suarez, duke lënë Griezmannin në stol.

Komentet ishin të shumta mbi këtë lëvizje, sa pozitive aq edhe negative, por pas ndeshjes, Quique Setien ka sqaruar dhe ka mbrojtur vendimin e tij.

Trajneri i Barcelonës ka thënë se nuk i shikon lojtarët nga çmimi i tyre, por vepron ashtu si e sheh situatën.

“Unë nuk e marrë në konsideratë çmimin e lojtarit”, ka thënë Setien.

RonaTyra

“Javën e kaluar zgjodhëm një skuadër specifike, dhe sot ne kemi vendosur një tjetër. Javën e kaluar keni pyetur pse Ansu Fati nuk luante, pse Riqui Puig nuk luante, dhe sot pyesni për Griezmann”, ka shtuar trajneri i katalanëve.

“Këto janë vendime teknike. Nuk janë kot dhe bëhen për qëllimet më të mira të skuadrës”, ka thënë mes të tjerash Setien.

Quique Setien është në një pozitë mjaft të palakmueshme, pasi skuadra e Barcelonës rrezikon të mbetet me dy pikë larg vendit të parë, me një fitore eventuale të Real Madridit sonte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu