Setien konfrimon gjithçka: Messi është në formë të mirë

0
Gjigandi

Quique Setien ka folur për gjendjen fizike të Lionel Messi.

Gjashtë herë lojtari më i mirë në botë dhe një nga më të mirët në histori – nëse jo më i miri – Messi, raportohej të ketë vuajtur nga një lëndim së fundmi.

Argjentinasi rrezikonte mungesën në ndeshjen kundër Mallorca, që për Barcën do të jetë e para pas bllokadës së Covid-19.

Para kësaj ndeshje, trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka folur për numrin 10 të skuadrës së tij, duke thënë se ai është në gjendjen më të mirë të mundshme.

“Nuk ishte vetëm Leo, kishte edhe lojtarë të tjerë që nuk stërviteshin, pasi kishin probleme. Ndodhë shpesh”, ka thënë Setien për ‘Movistar’.

RonaTyra

“Leo kishte një ngërç që nuk është shumë domethënës. Unë mendoj se ai është shumë mirë dhe nuk do të ketë probleme. Është e njëjta për secilin lojtar. Do të shohim se si ecën liga dhe çfarë rrethana do të vijnë”, ishin fjalët e numrit 1 në stolin katalan.

“Kemi shumë ndeshje dhe skuadër të vogël. Gjithmonë dua të kem Messin në fushë, sigurisht”, tha mes tjerash Quique.

Messi është golashënuesi më i mirë në ligë, me 19 gola, duke lënë prapa Karim Benzema që ka 14 sosh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu