Setien beson te titulli: Jemi më të freskët sesa para pandemisë

0
Gjigandi

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ishte protagonist i ‘El Partidazo” dhe radio “MARCA” për të analizuar momentin e ekipit të tij, katër ditë para se të rifillojë La Liga.

Ai foli në disa pika për skuadrën e tij, kështu duke filluar me gjendjen shëndetësore të yllit argjentinas, Lionel Messi.

“Është mirë. Ai pati një shqetësim të lehtë, por duhet të tregojmë kujdes.Nëse shkon më tej dhe ndalon së luajturi për dy javë, duhet të kemi parasysh katër ndeshje pa të”, tha Setien për Messin.

Sa i përket titullit dhe La Ligas Setien u shpreh se Barcelona është më e freskët dhe do të synojn titullin e kampionit.

“Ka qenë një moment i vështirë, shyqyr që po kthehemi të luajmë përsëri. Kam biseduar me trajnerë të tjerë dhe e kemi parë situatën e ndërlikuar. Tani situata është më e qetë, perspektiva është e ndryshme. La Liga është e hapur. Unë nuk e di se kush favorizohet nga të luajturit me stadiumet bosh. Do të më pëlqente të luaja me publik”, përfundoi tekniku i Barçës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu