Serbia sheh ëndrra me syçelë, parashikon ligën rajonale me këto shtete!

0
Gjigandi

Serbia, Hungaria, Rumania dhe Bullgaria – të gjithë së bashku në Lidhjen Rajonale, shkruan mediumi serb “Telegraf”! 

Për këtë ligë ka folur edhe kryetari i klubit të futbollit Cërvena Zvezda e Beogradit, Zvezdan Terziq, një njeri që sheh ëndrra me syçelë!  Çuditë serbe si gjithmonë dhe me ideja të palogjikshme, që asnjëherë nuk janë realizuar deri me tani. 

“Zgjidhja është që klube të tilla si Zvezda dhe Partizani, së bashku me disa klube të tjera nga rajoni, siç janë skuadrat më të mira në Rumani dhe Bullgari, të formojnë një ligë rajonale. Idetë e tilla tashmë ekzistojnë në Evropë”, kështu  ka thënë Terziq në fund të prillit.

Sidoqoftë, fakti është që kampionati prej 16 skuadrash do të ishte me cilësi të lartë, sepse ka ekipe që kanë marrë pjesë në  faza të grupeve të garës UEFA në vitet e fundit:  Zvezda, Partizan, Ludogorets, Cluj, Steaua, Mol Vidi, Ferencvaros, shkruan media serbe. 

“Zvezda, Partizan, Radniçki, Vojvodina dhe Cukariçki janë, pa dyshim, skuadra nga Serbia, kryesisht duke pritur të hyjnë në Ligën Rajonale.

RonaTyra

Ndërsa për vendet e tjera, bullgarët do t’i jepnin Ludogorets, Levski, CSKA dhe Lokomotiv Plovdiv, megjithëse nuk duhet ta harrojmë Sllavijen nga Sofja, e cila është në vendin e 5-të.

Cluj dhe Steaua janë “gozhduar” për sa i përket Rumanisë, dhe ata do të shoqëroheshin nga Craiova dhe Astra. Gjithashtu Dinamo Bukureshti si një ish skuadër e shkëlqyeshme. Hungarezët do të përfaqësoheshin nga Ferencvaros dhe Mol Vidi të përmendur, ndërsa në vendin e 3 dhe 4 janë Akademia Mezokoves dhe Puskas. Sidoqoftë, nuk duhet të harrojmë as Honved.

Nga ana tjetër, ka një numër të madh të atyre tifozëve, për të mos përmendur nostalgjikët ish jugosllavë, të cilët do të donin Lidhjen Rajonale me Kroacinë, BiH, Slloveninë, Maqedoninë Veriore dhe Malin e Zi”, shkruan mes të tjera ky medium.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu