Klubi fantom i futbollit Trepça nga Mitrovica, që përbëhet nga serbët, të cilët nuk i njohin institucionet e Kosovës, po përgatiten që të rikthehen në ligën e parë të Serbisë.
Për këtë po financojnë edhe nga Qeveria e Serbia, që Trepça të jetë pjesë e ligës së parë në vitin tjetër!
Siç raportohet, Trepça ilegale po përforcohet edhe me disa lojtarë cilësorë, me synime të mëdha, që të rikthehen në ligën e parë.
“Se a do të realizohet ëndrra e Trepçës që të rikthehet në ligën e parë pas 35 vjetësh, do të shihet në kampionatin e radhës në ligën serbe – grupi i perëndimit.
Është e sigurt që klubi është në rrugën e duhur dhe drejt qëllimit të caktuar.
Qëllimi është që Mitrovica e Kosovës të bëhet një qendër rajonale e futbollit, dhe Qeveria e Republikës së Serbisë e ka të njohur atë dhe po e financon ndërtimin e një stadiumi të ri në qytetin e Ibrit”, shkruan një farë portali sportit “Srbijasport”. Siç shihet, Serbia po e realizon planin me ilegalët e Trepçës në zemër të Kosovës dhe pa u penguar nga askush!