Përdhunoi në hotel 22-vjeçaren, policia arreston 19-vjeçarin në Tiranë

0
Gjigandi

TIRANE-Gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë vënë në pranga 7 persona dhe janë proceduar penalisht 7 të tjerë, për vepra të ndryshme penale; drogë, vjedhje, dhunë, përdhunim dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Një 34-vjeçar me inicialet B. L. u arrestua si edhe u referuan materialet për D. H., A. L., B. V., E. GJ., E. C dhe A. Y., sepse pas një raportimi se në Rrugën e Vilave, në lokalin në pronësi të arrestuarit shitej lëndë narkotike e llojit kokainë dhe kanabis, shërbimet e policisë ushtruan kontroll dhe u gjetën disa doza kanabis.

Një 19-vjeçar me inicialet L. H., 19 vjeç u arrestua pasi në ambientet e një hoteli ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 22-vjeçare.

Një grua është arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë pasi në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë vjedhur disa produkte kozmetike në një qendër tregtare. Një i mitur, 15-vjeç u arrestua pasi pas një konflikti goditi me kaçavidë një person që ndodhet në spital jashtë rrezikut.

RonaTyra

Në Kavajë është arrestuar një 43 vjeçar me inicialet A. Sh. pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij. Ndërsa dy persona në Tiranë janë arrestuar pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu