Serbia, 2 miliard euro borxhe ndaj Kosoves vetem per pensionet – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Sipas raportit për çështjen e pensioneve nga viti 1999 deri në vitin 2016, prezantuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA), vlera e borxhit që Serbia ka ndaj Kosovës është 2 miliardë e 849 mijë e 907 euro. Raporti ka prezantuar gjithashtu studimin lidhur me fondin e sigurimit të pensioneve dhe atyre të paaftësisë në Kosovë si dhe raportet bilaterale Kosovë-Serbi në sektorin e energjisë. Në të dyja këto fusha, sipas këtij Instituti, Kosova është duke humbur vlera të mëdha parash. Sipas raportit për çështjen e pensioneve nga vitit 1999 deri në vitin 2016, vlera e borxhit që Serbia ka ndaj Kosovës është 2 miliardë e 849 mijë e 907 euro. Raporti i RIDEA i rekomandoi shtetit serb që zyrtarisht ta pranojnë përgjegjësinë për dëmin në para dhe dëmin jo-pasuror që i ka shkaktuar pensionistëve kontributdhënës si dhe t’u kërkojë falje këtyre të fundit për dëmet e shkaktuara. Në raport thuhet gjithashtu se borxhi nga faturat e energjisë elektrike të pjesës veriore të banuar me shumicë serbe, ka kaluar shifrën 200 milionë. “Marrëveshja që buron nga dialogu i Brukselit nuk janë zbatuar, pra kemi shkelje të marrëveshjes. Serbia ka dërguar kërkesë për rishikimin e kësaj marrëveshje duke bërë shkelje. Mospagesa e faturave të energjisë në pjesën veriore deri më sot ka arritur vlerën 204 milionë euro”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu