Villarreal ka konfirmuar se Santi Cazorla do të largohet nga klubi këtë muaj, ndërsa kapiteni Bruno Soriano do të dalë në pension.
Të dy mesfushorët do të luajnë për Nëndetësen e Verdhë për herë të fundit në ndeshjes e sotme të La Ligës kundër Eibar.
Cazorla ka vendosur të largohet nga Villarreali – ndërsa kapiteni i ekipit, Bruno do t’i varë këpucët në gozhdë.
Soriano luajti ndeshjen e tij të parë pas tre vitesh muajin e kaluar, pasi kishte lëndime të vazhdueshme të gjurit. Lojtari ka kaluar të gjithë karrierën e tij profesionale në Villarreal dhe e ka përfaqësuar klubin 420 herë.