SHBA-ja vendosi sot sanksione kundër ministrit iranian të Telekomunikacionit, Mohammad Javad Azari Jahromi për rolin e tij në censurimin e gjerë të internetit në Iran, prekur nga një lëvizje e gjerë protestash.
“Drejtuesit iranianë dinë që një internet i lirë dhe i hapur zbulon paligjshmërinë e tyre, kështu që ata kërkojnë të censurojnë aksesin në internet për të dobësuar manifestimet anti-regjim”, konfirmoi në një komunikatë sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.