Samsung Galaxy Note 20 më i lirë se Note 10?

0
Gjigandi

Telefonave ndër vite u janë rritur çmimet dhe ditëve të fundit çmimi prej 1,000 dollarësh i një telefoni të avancuar nuk është më befasi.

Nëse mund t’u besohet spekulimeve, Galaxy Note 20 i Samsungut thuhet se mund të jetë më i lirë se Galaxy Note 10, shkruan ubergizmo.

Kujtojmë se modeli më i avancuar i Galaxy Note 10, Note 10 Plus, kushton rreth 1,250 dollarë. Ndërsa, top modeli Galaxy Note 20 Ultra thuhet se do të ketë çmim prej rreth 1,210 dollarë.

Tani, diferenca në çmim duket e parëndësishme, por nëse del të jetë e vërtetë, atëherë do të ketë një diferencë të madhe.

Për detajet tjera, mbetet të presim kur Samsungu ta prezantojë Note 20-shin në ngjarjen e 5 gushtit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu