Rritja e temperaturave në fundjavë ka shtuar fluksin e qytetarëve që i drejtohen bregdetit.
Në autostradën Tiranë-Durrës ka patur një numër të lartë automjetesh.
Nga pamjet e siguruara nga Ora News, shikohet se gjatë këtij segmenti nuk ka patur vetëm automjete me targa shqiptare por edhe ato me targa të Kosovës.
Ndërkohë, ana tjetër e autostradës është e boshatisur, pasi qytetarët i janë drejtuar zonave bregdetare.