Rreh rojën e resortit në Jalë, policia i gjen heroinë

0
Gjigandi

Një konflikt i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në zonën bregdetare të Jalës, ka përfunduar me një person të arrestuar.

Nga ana e policisë së Himarës është vënë në pranga D. B., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të një resorti në Jalë të Himarës, 30 vjeçari ka goditur fizikisht rojën për motive të dobëta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Por nga kontrolli i automjetit me të cilin i riu udhëtonte, efektivët e policisë i kanë gjetur një sasi prej 5.2 gramë lëndë narkotike të llojit heroinë.

Lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që i riu është arrestuar.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu