Rrëfehet i verbri që humbi shikimin nga dhuna barbare në burgjet e Shqipërisë komuniste

0
Rrëfehet i verbri që humbi shikimin nga dhuna barbare në burgjet e Shqipërisë komuniste
Gjigandi

Urim Elezi nga Korça, i dënuar politik i cili vuajti më tepër se 3 dekada nëpër burgje të ndryshme të Shqipërisë komuniste, mes dhimbjeve nga kujtimet, rrëfen torturat e përjetuara për vite me radhë.

“Dru, po ato që me kanë mbetur fiksim dhe i shoh natën ëndërr sot e kësaj dite; një dollap sa me zinte koka dhe koka në ujë. Thyerje gishtash”, rrëfen ai për Euronews Albania.

Përveç faktit që kaloi të gjithë rininë në burgje, Urimi humbi dhe shikimin në birucat e izolimit.

“Po bëj 40 vite, në 8 dhjetor të këtij viti mbush plot 40 vite, në orën 9. Më rrahën me dru, me shkopinj gome, me grushte, me shkelma në Burrel. Në 8 dhjetor ’81, ora 9. Që pres asaj dite deri më sot, jetoj në burgun e errësirës pa fund. Pa mure, pa ngjyra, pa shoqëri”, kujton Urimi.

Për të sot kujdeset bashkëshortja. Tentativa për t’u larguar nga Shqipëria e asaj kohe bëri që Urimi të kalbej burgjeve. Sot, ai dëgjon që të rinjtë po ikin masivisht, Por dëshira e tij është krejt e kundërta.

RonaTyra

“Ky [Edi Rama] për ndihmë na dha më shume se Berisha, por ky na i bëri si punë e ujkut. Këtej tagjinë deles, këtej dashit, këtej ujkun aty. Kjo nuk me duket ndihmë mua. Nuk e dua këtë ndihmë kur populli po ikën. Pa shqiptarë s’ka Shqipëri. Pa atdhe s’ka shqiptarë. Po ikin, po lënë atdheun. Po ikin. Unë jam i verbër, por dëgjoj lajme se s’kam ç’bëj, e me rrëqethet trupi, më shkojnë lotët si fëmijë. Pa shqiptarë, ka atdhe?” thotë ai.

Në qarkun e Korçës 218 persona u pushkatuan nga regjimi komunist, 32 të vdekur në burgje, e 13 të tjerë që kanë humbur aftësitë mendore nga dhuna barbare. /Euronews Albania/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu