Greqia i përgjigjet kërkesës së Shqipërisë, dërgon avion për shuarjen e zjarrit në Sazan

0
Greqia i përgjigjet kërkesës së Shqipërisë, dërgon avion për shuarjen e zjarrit në Sazan
Gjigandi

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar sot se Greqia i është përgjigjur menjëherë pozitivisht kërkesës së Shqipërisë për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit.

Në një postim në Facebook, Peleshi ka bërë të ditur se shteti grek ka angazhuar sot, herët në mëngjes një avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan.

“Ekspertët vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për ndihmën e pakursyer në emergjenca të tilla dhe jo vetëm”, ka shtuar Peleshi.

Lufta me flakët vazhdon për të katërtën ditë në ishullin e Sazanit.

Në mbrëmjen se së hënës, Peleshi ka bërë të ditur se pas një pune të pandërprerë, efektivët e Forcave të Armatosura kanë mundur të neutralizojnë rreth 14 vatra zjarri në ishullin e Sazanit.

RonaTyra

“Rreth 100 trupa të tjerë të Forcave të Armatosura po dërgohen në terren, ndërsa janë vënë në dispozicion edhe 3 anije të Forcës Detare”, u shpreh ministri Peleshi në rrjetet sociale.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu