Ronaldo vendos rekord në Serie A

0
Gjigandi

Fitorja e Juventus kundër Bologna është përcjellë me një rekord të Cristiano Ronaldo.

Ronaldo është regjistruar mbrëmë në listën e realizatorëve, në ndeshjen që Juventus e fitoi kundër Bologna.

Ylli portugez shfrytëzoi mirë një penallti të fituar në pjesën e parë, për ta konkretizuar në gol, dhe për të vendosur një rekord të ri në Serie A.

Cristiano Ronaldo ka tejkaluar Rui Costa për t’u bërë portugezi me më së shumti gola në historinë e Serie A.

Goli i Ronaldo ishte i 22-ti në Serie a këtë sezon, dhe tashmë ai numëron një më shumë sesa 21 golat që menaxhoi t’i shënonte në kampanjën debutuese në Torino.

RonaTyra

Kështu, CR7 numëron 43 gola dhe kalon Rui Costa për t’u bërë portugezi me më së shumti gola në Serie A.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu