Ronaldo: Rivaliteti me Messin na ben mire te dyve – lajmi fundit

0
Gjigandi

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se rivaliteti me yllin e Barcelonës, Lionel Messi ka bërë që të këtë përmirësime. Ronaldo foli në një intervistë për France Futboll, ndërsa se shpejti do të jetë kundër argjentinasit në çmimin e Topit të Artë. Portugezi ka thënë se është i lumtur që ka arritur të shënoi 700 gola, pasi shumë njerëz nuk e kanë arritur këtë numër. “700 gola, është një numër impresionues për të cilin jam krenar, pasi nuk e kanë arritur shumë njerëz. Në moshën 19-20 vjeçare e kuptove se futbolli ishte për tituj, rekorde dhe gola. Gjëja kryesore që me lejon të shënoj është talenti, sepse pa të nuk mund të bëja shumë. Por pa punë talenti nuk është asgjë”, deklaroi ai. Pesë herë fituesi i Topit të Artë foli edhe për rivalitetin me Messin. “Të jemi kundër njeri-tjetrit në Spanjë, bëri që të përmirësohemi. E ndjeja presionin në Real, por ishte rivalitet i shëndetshëm”, u shpreh ai. Në fund portugezi foli edhe për qëllimet e tij, duke thënë se dëshiron të vazhdon të luaj. “Qëllimi është të vazhdoj të luaj në të gjitha garat”, përfundoi ai. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu