Babai i Leo Messit ndez ëndrrat e tifozëve të Barcelonës: A do të rikthehet? Shpresojmë, një ditë.

0
Babai i Leo Messit ndez ëndrrat e tifozëve të Barcelonës: A do të rikthehet? Shpresojmë, një ditë.
Gjigandi

Jorge Messi, babai i Leos, zbarkoi dje në Barcelonë dhe iu përgjigj shkurt pyetjeve të disa gazetarëve që e prisnin në terminalin privat të fluturimeve në aeroportin e qytetit, duke përfshirë një kamerë të “El Chiringuito”, që kapi të gjithë sekuencën.

Pyetjes nëse Messi një ditë do të luajë sërish për Barcelonën, Jorge iu përgjigj shkurt, por fjalët e tij nxorën dëshirën e shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”. “Shpresojmë, një ditë.” – i siguroi ai gazetarët, pak para se të hipte në makinë.

I pyetur disa momente më parë nëse Leo është i lumtur te Paris Saint-Germain, ai tha: “Epo, po”. Ai, gjithashtu raportoi se djali i tij nuk do të shkojë në Barcelonë gjatë pushimeve verore.

Messi u largua nga Barça verën e kaluar për te PSG-ja, skuadër me të cilën ka kontratë deri në vitin 2023. Pra, ka ende kontratë të vlefshme për sezonin e ardhshëm. Përveç kësaj, ekziston mundësia e zgjerimit të marrëveshjes edhe një sezon më shumë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu