Cristiano Ronaldo tregon edhe njëherë tjetër se përse është një lojtar I madh dhe gjithmonë në formë maksimale.
Sulmuesi portugez po vijon stërvitjen me Juventusin prej disa ditësh, ndërsa ditën e sotme ka mbërritur 4 orë përpara shokëve të skuadrës.
Sipas “Tuttosport”, Ronaldo mbërriti në qendrën stërvitote të bardhezinjve në orën 12:52 dhe bëri një stërvitje personale para se të stërvitej me klubin në orën 17:00.
Futbollisti i Juventusit kërkon që të jenë në formën optimale për rikthimin e kampionatit dhe për këtë arsye po punon me tepër se pjesa tjetër e skuadrës.