Ronaldo dëshiron të thyej rekordin e Peles për të qenë më i miri i të gjitha kohërave

0
Gjigandi

Super-plani i CR7, dëshiron të thyej rekordin e Peles për të qenë më i miri i të gjitha kohërave.

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka një plan për të kapërcyer rekordin e golave të Pele, për t’u bërë më i miri i të gjitha kohërave, sipas Gary Neville.

Ronaldo ka gëzuar një karrierë të jashtëzakonshme në nivelin më të lartë që 18 vjet, gjatë së cilës e ka vendosur vetën në mesin e lojtarëve më të mirë.

35 vjeçari, ka fituar tre herë Premierligën, dy herë La Ligan, një herë Serie A, dhe pesë herë Ligën e Kampionëve, duke fituar edhe pesë herë Topin e Artë, e shumë e shumë trofe të tjerë si individual ashtu edhe ekipor.

Sipas Neville, Ronaldo ka plane të mëdha, për të mbetur përjetësisht në histori të futbollit.

RonaTyra

“Përpjekja e tij për t’u bërë më i miri në botë ishte jashtë kësaj bote”, ka deklaruar Neville, përcjell lajmi net.

“Ai ishte një nga lojtarët e paktë që unë kam luajtur dhe që ka pranuar publikisht se troftë individualë të tij ishin më të rëndësishëm për të”.

“Ai thjesht ka dashur të jetë më i miri, dhe ajo që ka bërë ndër vite ka qenë absolutisht e jashtëzakonshme”.

“Arritjet e tij kanë qenë të mahnitshme dhe ai ka punuar shumë për këtë”.

“Unë mendoj se ai ka në plan që të tejkalojë rekordin e Peles. Ai dëshiron të jetë më i miri i të gjitha kohërave dhe ky është qëllimi i tij i vetëm”.

“Duke e kuptuar gjatë rrugës nëse ai është më i miri i të gjitha kohërave, skuadrat për të cilat ai luan do të fitojnë trofe dhe do të jenë të suksesshme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu