A do të mbijetojë lidhja juaj kur karantina të mbarojë?

0
Gjigandi

Nëse bëni pjesë tek çiftet që nuk po karantinohen bashkë, mund t’i hidhni një sy këtij artikulli. E dimë që dita shkon duke shëmbyer mesazhe në celular, ca foto provokuese apo drekën që iu bëri nëna.

Video call-et janë momenti më i bukur i jetës suaj dashurore tani, por sigurisht gjatë këtyre ditëve e keni menduar të paktën njëherë se si do të jetë marrëdhënia pasi e gjithë kjo të marrë fund. A do të jeni si më parë? Mos ai/ajo ka ndryshuar?

Nëse shenjat më poshtë përputhen me sjelljen e partnerit tuaj gjatë kësaj kohe, është koha të bëni kujdes.

1. Nuk i ndjeni më të afërt emocionalisht

E shihni që ai/ajo nuk pyet më për ju si më parë. Mund t’ju flasë për gjithçka tjetër, por nuk diskuton asgjë që është me rëndësi për ty. Më i shpërqëndruar se ç’duhet.

RonaTyra

2. Video call-et janë rralluar

Mos u lodh? Pse telefoni po mbyllet kaq shpesh? Eshtë e kuptueshme që nuk do të flisni gjithë ditën, por nëse vini re një mos interesim nga ana e tij/saj, bëhuni pak vigjilentë. Nuk është shenjë e mirë, por mbetet për t’u diskutuar për pas karantinës. Gjërat e vogla në dukje, mund të fshehin diçka.

3. Ai/ajo ndryshon temë sa herë ti bën plane për post-karantinën

Imagjinata dhe planet janë gjëja më e bukur që dy të dashuruar kanë për momentin. Nëse ti flet dhe partneri përpiqet të ndryshojë temë duke të thënë se po i bie bateria, është koha për debat. A nuk duhet të jetë po aq entuziast dhe i përmalluar sa ty?

4. Sa herë që del në video, shmang kontaktet me sy

Ti përpiqesh të krijosh një moment romantik duke zgjatur kontaktet me sy, por ai heq kamerën dhe ti sheh cepin e divanit të tij. Sigurisht nuk është një arsye për t’u ndarë, por bëni sytë katër. Dalja nga karantina mund të sjellë shumë surpriza, kështu që duhet të jeni gati për çdo normalitet të ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu