Rojet e kullave dhanë alarmin, tre të mitur shpëtohen nga mbytja në plazhin e Divjakës

0
Gjigandi

Tre shtetas të mitur janë shpëtuar nga mbytja në Plazhin e Divjakës. Bëhet fjalë për të miturit e moshave 12, 13 dhe 17 vjeç, të cilët janë shpëtuar falë ndihmës së dhënë menjëherë nga policia, rojet e kullave, disa pushues dhe bluzat e bardha.

Njoftimi i policisë:

Policia, rojat e kullave, disa pushues dhe bluzat e bardha shpëtojnë 3 shtetas të mitur nga mbytja në det.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Divjakë, të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Plazhin e Divjakës, në bashkëpunim me rojët e kullave të stacionuar në bregdet dhe disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, pasditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja 3 shtetas të mitur të moshës 12, 13 dhe 17 vjeç, banues në fshatin Tërbuf, Divjakë.

RonaTyra

Shtetasit e mitur aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjes jashtë rrezikut për jetën nën mbikqyrjen e mjekëve.

Policia e Divjakës duke patrulluar përgjatë gjithë vijës bregdetare është e angazhuar në shërbim të pushuesve të cilët janë të lutur të telefonojë në numrin 112 për çdo problem duke u garantuar një reagim të shpejtë dhe profesional.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu