Robotët në shërbimin ushqimor, garanci kundër Covid-19

0
Gjigandi

Në kushtet e pandemisë, kur pronarët e restoranteve duhet të respektojnë distancën mes punonjësve në kuzhinë dhe me klientët, po rritet kërkesa për robotë që gatuajnë. Robotët që bënin pica apo hamburger ishin një pamje argëtuese para shfaqjes së koronavirusit, por tani po bëhen një domosdoshmëri për sigurinë kundër infeksionit.

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se rreziku nga COVID-19 nga ushqimi gatshëm, i blerë në restorante është i ulët. Megjithatë, ka plot raste të shfaqjes së infeksioneve që kanë prekur punonjës dhe klientë në restorante të ndryshme. Kjo ka bërë që robotët në kuzhinat komerciale të bëhen gjithnjë e më të kërkuar.

“Vetëm në këtë mënyrë mund të ofrojmë një shërbim pa kontakt, një shërbim plotësisht të sigurtë për klientët,” thotë shefi ekzekutiv i kompanisë “Blendid”, Vipin Jain. Robotët mund të bëjnë pije të përziera, të bëjnë gatime të thjeshta ose përgatitjen e artikujve për gatim. Prej vitesh ata kanë filluar të shfaqen në spitale apo hotele duke dërguar pjata ushqimesh, apo duke përmbushur porosi të ndryshme. Por që kur u shfaq koronavirusi kërkesat janë shumëfishuar:

“Që kur shpërtheu pandemia potenciali për këtë teknologji dhe kërkesa për robotë që bëjnë gatime është rritur shumëfish. Robotët bëjnë të mundur mjedise më të sigurta të shërbimit ushqimor. Ata punojnë shpejt, pra përmbushin nevojat në raste kur reduktohet stafi i rregullt,” thotë Buck Jordan, themeluesi i kompanisë “Miso Robotics”.

Ekspertët e zhvillimeve teknologjike kanë paralajmëruar prej kohësh se në dekadat e ardhshme robotët do të zëvendësojnë krahun e punës në funksione të pakualifikuara. Por në shërbimit ushqimor duket se pandemia e ka përshpejtuar këtë proces. “Automatizimi nuk mund të ndalet. COVID-i e ka përshpejtuar pasi njerëzit kanë frikë se mund të infektohen nga ushqimi që blejnë. Duke eliminuar njeriun në procesin e gatimit klienti ndjehet më i sigurtë,” thotë Rck Wilmer, shefi ekzekutiv i kompanisë Chowbotics.

RonaTyra

Max Elder, studiues në Kaliforni, nuk beson se robotët do të kenë jetë të gjatë në industrinë ushqimore, pas zhdukjes së pandemisë. Ai beson se edhe oreksi i klientelës për robotë kuzhinjerë do të bjerë kur të kthehet normaliteti: “Kur e automatizojmë procesin dhe eliminojmë njeriun nga aktet e gatimit mendoj se humbasim shumë prej elementëve esencialë të përgatitjes së ushqimit. Eliminojmë shpirtin e gatimit dhe aktit të ushqyerjes së njeriut,” thotë zoti Elder.

Zume, një kompani që filloi të bënte pica me robotë në Kaliforni para pak vitesh në janar mbylli dyert. Tani kjo kompani prodhon maska dhe kuti të riciklueshme për paketimin e ushqimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu