Robben: Guardiola është trajneri më i mirë në botë

0
Gjigandi

Ish-sulmuesi holandez, Arjen Robben, e ka përshkruar ish-trajnerin e tij në Bayern Munich, Pep Guardiolën, si mjeshtër të futbollit ofansiv dhe si trajnerin më të mirë në botë.

Ish-ylli i Bayern Munichut, Arjen Robben, i kishte kaluar tre sezone duke luajtur nën urdhrat e Pep Guardiolës në Allianz Arena, ku vazhdoi edhe pas largimit të tij deri verën e kaluar, kur e lajmëroi pensionimin e tij.

36-vjeçari kishte punuar me disa ndër trajnerët më të mirë gjatë karrierës së tij. Ai ishte sjellë në Bavari nga Louis van Gaal, ndërsa më vonë punoi në Allianz edhe me Carlo Ancelottin, Jupp Heynckes dhe Niko Kovacin, si dhe me Jose Mourinhon në Chelsea.

Megjithatë, Robben, beson se Guardiola është trajneri që i ka ndihmuar atij të zhvillohet më së shumti si futbollist, pasi që thotë se ata të dy e ndajnë të njëjtën ideologji kur vjen puna te stili i lojës.

“Unë e dua shumë futbollin dhe, mbi të gjitha, futbolli ofansiv – dhe Pep është mjeshtër i kësaj”, ka thënë Robben, në një intervistë të dhënë për revistën Socrates.

RonaTyra

“Ai përqendrohej në sulm dhe në kontrollim total të topit. Natyrisht, mua veçanërisht më pëlqente kjo. Ne kuptoheshim shumë mirë me njëri-tjetrin në këtë aspekt”.

“Ai u sigurua që unë të bëhem lojtar më i kompletuar. Për mua, Pep është trajneri më i mirë në botë. Tre vjetët që i kalova me të në Munih ishin veçanërisht udhëzuese për mua”.

Robben iu bashkua Bayernit nga Real Madridi në vitin 2009 dhe i fitoi 20 trofe të mëdha, përfshirë këtu një triumf mbresëlënës në Ligën e Kampionëve në vitin 2013, kur e shënoi një gol në fund të ndeshjes kundër Borussia Dortmundit në finale për ta siguruar tripletën atë sezon. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu