Risi ne Prishtine: Vendosen monitoret, qe tregojne cilesine e ajrit ne kohe reale – Lajmi i Fundit – Lajme

0
68
Gjigandi

Prishtina ka vendosur monitorë që tregojnë cilësinë e ajrit në kohë reale. Sot do të bëhet ceremonia e vendosjes së monitorëve për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit në disa zona të Prishtinës.   Në ceremoni do të marrin pjesë Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe Jiro Takeichi, përfaqësues kryesor i zyrës së JICA-s për Ballkanin.     Ceremonia do të mbahet në orën 13:30 në sheshin “Nënë Tereza”, afër Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.     Monitorët për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit janë instaluar në katër lokacione në Prishtinë si pjesë e projektit të bashkëpunimit teknik të JICA-s “Projekti i zhvillimit të kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës”.   Monitorët do të prezantojnë të dhënat në kohë reale për nivelet e ndotjes së ajrit për parametrat SO2, NO, NO2, PM10, PM2.5, O3 dhe CO. Kjo do të ndihmojnë qytetarëve në Prishtinë që të informohen në kohë reale për cilësinë e ajrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu