Zjarret në Kaliforni, rreth 500 mijë persona pa energji elektrike

0
Gjigandi

Më shumë se gjysmë milion njerëz mund të mbeten pa energji elektrike për shkak të zjarreve që po shkatërrojnë Kaliforninë.

Sipas raportimeve të BBC, zjarret që tashmë kanë shkatërruar 10 mijë hektarë tokë është jashtë kontrollit dhe po lëviz drejt jugut të vendit.

Zjarret favorizohen edhe nga era, e cila kap një shpejtësi deri në 112 km në orë.

Zjarri besohet të ketë filluar në një zonë malore afër rrugës Kincade dhe rrugës së djegur në mal, ndërsa nuk dihet ende shkaku.

Në fillim të këtij muaji, zjarret shkatërruan 4,700 hektarë në veri të Los Angeles dhe Kaliforni, duke detyruar shumë persona të largoheshin.

RonaTyra

Kalifornia nuk e ka marrë veten ende nga zjarret e vitit të kaluar, ku humbën jetën edhe rreth 100 persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu