Në pritje të zhvillimeve sa i përket protokollit të ri sanitar që federata italiane e futbollit ka dërguar në qeveri, ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora uron që rinisja e kampionatit të Serie A të ndodhë sa më shpejt.
“Shpresojmë të gjithë që kampionati të rinisë sa më shpejt të jetë e mundur, po për momentin nuk kemi siguri, ashtu si edhe ka kujtuar mjaft mirë kryeministri Conte. Nëse, ashtu si shpresojmë, kurba e infektimeve do të vazhdojë të zbresë, atëherë do të jetë e mundur që të konfirmojmë atë ditë për rifillimin e Serie A”.
“Por, duhet të arrijmë gradualisht, duke lëvizur me kujdes dhe përgjegjësi, ashtu si kemi bërë deri tani, me sakrificën e të gjithë italianëve”.
Po nëse do të infektohej një futbollist gjatë kampionatit? “Do të kompromentonte veten dhe shëndetin e të tjerëve që e rrethojnë. Pra, nuk flitet vetëm për sport”.
“Dhe, nëse ndodh kjo atëherë mund të vijë mbyllja përfundimtare e kampionatit. Ne nuk duam vetëm ta rinisim, por edhe t’i japim fund”.