Vazhdojnë telashet në klubin e Watfordit teksa klubet përgatiten për rifillimin e futbollit në ishull, transmeton Insporti.
Ndonëse nuk jam bërë publik emrat, dy lojtarë kanë pasur kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv ndaj janë futur në karantinë raportojnë mediat angleze.
Te Watford fillimisht kanë dalë tre persona të infektuar me COVID-19, duke përfshirë një futbollist dhe dy anëtarë stafi.
” Nuk i kemi në dispozicion disa lojtarë për arsye të ndryshme” – është shprehur Nigel Pearson, trajner i klubit.
Kujtojmë që klubet e Premier Ligës janë kthyer në stërvitje grupore ndërkohë dje kanë paraqitur një kërkesë që të fillojnë të stërviten me të gjithë lojtarët.
Ende nuk ka një datë të saktë rreth fillimit të Premier Ligës angleze.