Më në fund pas afër tre muajsh rifillon futbolli.
Me ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, rifillon sërish futbolli.
Është kjo ndeshja e parë e gjysmëfinales dhe ku Prishtina konsiderohet favorit. Por, sa ka lënë pasoja pauza e gjatë, se sa ia kanë dal të përgatiten skuadrat në këtë periudhë, mbetët të shihet sot në fushën e blertë të “Fadil Vokrrit” nga ora 18:00.
Prishtina dhe Drenica deri më tanë në kuadër të Kupës është ndeshur dy herë me Drenicën dhe që të dyja i ka fituar vetëm pas ekzekutimit të penalltive, në finale të Kupës më 2006 dhe në edicionin e kaluar në të gjashtëmbëdhjetën e finales në Skenderaj.
Prishtina pritet të ketë tre mungesa në ndeshjen e nesërme, por megjithatë pritet të shihet nga seanca e fundit e sotme për ndonjë rikuperim të mundshëm.
Gjysmëfinalja e Kupës – ndeshja e parë
Prishtina – Drenica
E martë, 2 qershor – ora: 18.00
Gjyqtarë: Genc Nuza (Pr), Fatlum Berisha (Fk), Bujar Selimaj (Pz) – Mervan Bejtullahu (Gjl)
Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë
Pa praninë e tifozëve.