Rikthehet COVID-19 në Berat, një 46-vjeçare dhe një pensionist pozitivë. Epidemiologët: Nuk ka tamponë, po pengohet…

0
Gjigandi

Berati ka regjistruar edhe 2 raste të reja “pozitive” me COVID-19, raste që nuk janë kontakte të rasteve të mëparshme por që nuk dihen ende se ku janë infektuar.

Një nga rastet e konfirmuara me Covid-19 është një grua 46 vjeçe, punonjëse në fasoneri në Berat. 46-vjeçarja është nga qyteti i Kuçovës dhe infektimi i saj ka vënë në alarm të gjithë punonjësit e fasonerisë, ku kontaktet e afërta të gruas janë karantinuar dhe janë në pritje të kryerjes së tamponëve.

Edhe një pensionist 74-vjeçar nga lagjja “Çlirim” në qytetin e Beratit ka rezultuar i prekur me koronavirus por ende nuk dihet se ku dhe nga kush është infektuar. 74-vjeçari kishte 5-ditë i shtruar në Repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ishte në pritje të përgjigjes së analizave të tamponit që kishte bërë pas shfaqjes së shenjave të infektimit.

Mjekët epidemiologë në Berat bëjnë me dije se po hetojnë personat e kontaktit të dy rasteve të reja, të konfirmuara “pozitivë” në Berat e Kuçovë, ndërkohë që konfirmojnë gjithashtu se ka mungesë të theksuar tamponësh.

RonaTyra

Sipas mjekëve, mungesa e tamponëve ka ulur në masë identifikimin e rasteve të reja dhe personave të kontaktit me rastet e mëparshme dhe njëkohësisht ka penguar edhe procesin e analizimit për herë të dytë të rasteve që rezultojnë ende “pozitivë” në statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë edhe pse janë infektuar një muaj më parë dhe mund të jenë shëruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu