Reperja e njohur infektohet me Koronavirus

0
Gjigandi

Reperja e njohur, Doja Cat ka rrëfyer për herë të parë se para disa ditësh ishte infektuar nga Koronavirusi, por tani është shëruar.

24-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Amala Ratna Zandile Dlamini, konfirmoi se ishte infektuar gjatë një interviste me Yinka dhe Shayna Maria në “Capital XTRA”.

Ajo tregoi se simptomat i kishin zgjatur 4 ditë dhe në fillim ishte frikësuar. Në mars, gjatë një videoje live me ndjekësit e saj Doja ishte “tallur” me sëmundjen, duke u shprehur se nuk kishte frikë pasi sipas saj ishte veçse një grip.

“Nuk dua t’ia di fare për Koronën, është thjesht grip. Nuk jam e frikësuar. Pini ujë, çaj dhe flini- kaq duhet të bëni. Ju keni kaq shumë frikë nga ajo dreq Korone, jeni kaq shumë të frikësuar sa mua tani më pihet një “Korona””, ishte shprehur mes të tjerash ajo.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu