Reja nuk dorëzohet për kreun e grupit: Jemi ende në këmbë, nuk kemi vdekur.

0
Reja nuk dorëzohet për kreun e grupit: Jemi ende në këmbë, nuk kemi vdekur.
Gjigandi

Dy paraqitje zhgënjyese në dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. I justifikueshëm barazimi 1-1 në Rekjavik, por e pakapërdishme paraqitja në pjesën e dytë ndaj Izraelit në “Arena Kombëtare”. Humbja e rriti edhe më tej presionin ndaj trajnerit Edy Reja dhe lojtarëve kuqezinj.

Nesër është miqësorja me Estoninë, një rast për të provuar diçka ndryshe, duke pasur parasysh se janë larguar 11 kuqezinj dhe janë afruar 5 të tjerë të rinj. Pra, kjo miqësore duket se do të jetë “kripa në plagë” për Rejën, për të cilin po kërkohet shkarkimi, ose “melhemi” i qetësimit sadopak të situatës së nderë në kampin kuqezi. Trajneri italian doli në konferencë shtypi para miqësores së nesërme në “Arena Kombëtare” dhe iu përgjigj disa pyetjeve.

Sa e rëndësishme është ta karikosh skuadrën për nesër, kur janë larguar 11 kuqezinj të “dorës së parë”?

Sigurisht që do të ketë rotacion. Në grup ka shumë lojtarë të mirë, që luajnë në skuadra të rëndësishme në Serie A. Pritshmëritë për të bërë mirë janë të mëdha. Lojtarët janë të bindur. Disa prej tyre kanë pasur shumë ndeshje në këmbë. Në këtë miqësore do t’iu japim mundësinë që të aktivizohen të gjithë, edhe ata që nuk kanë luajtur. Jam i bindur që do të bëjmë shumë mirë. Po ashtu jam i bindur se nuk ka nevojë të gjejmë  stimuj për të bërë një ndeshje të mirë me Estoninë.

RonaTyra

A iu është komunikuar lojtarëve se kanë bërë shumë gabime, po punohet në këtë pjesë?

Sigurisht, gabimet na kanë shoqëruar. Kam folur me skuadrën. Ne hymë në fushë shumë mirë, por patëm një moment që humbëm ekuilibrin ndaj Izraelit. Duhet të kemi parasysh kundërshtarin përballë, ta njohim forcën e tij. Kur izraelitët barazuan ishte një gabim i yni. Deri te goli i parë i barazimit ne bëmë shumë gjëra mirë. Flasim dhe për pjesën e penalltive. Ajo që nuk më pëlqeu ishte që pas golit të barazimit skuadra e pësoi në aspektin psikologjik. Ne duhet të reagonim dhe nuk e bëmë. Nuk duhet ta kishim ulur ritmin, sepse nuk kishte mbaruar ndeshja. Jemi ende në këmbë, nuk kemi vdekur. Të gjitha shanset për kreun e grupit janë aty. Ne duhet të besojmë dhe këtë qasje duhet të kemi në çdo ndeshje.

Nesër do të keni emra të rinj në formacion përballë Estonisë?

Sigurisht, ndaj Estonisë më intereson paraqitja. Dua të shikoj një ndeshje të bukur. Mund të kemi ndryshime në formacion, por kemi pasur disa probleme shëndetësore. Kemi disa lojtarë të rinj. Mund të shikojmë Çokajn, Vrionin, por edhe Bajramin. Veseli dhe Lenjani kanë pasur dhimbje gryke. Jemi duke shqyrtuar situatën. Hysajn mund ta lija pushim. Tri ndeshje në pak ditë janë shumë, por ai është mësuar të bëjë të tilla sakrifica.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu