Reforma Zgjedhore, Rama në “Open”: Suksesi është një fjalë shumë e madhe, por …

0
Gjigandi

I ftuar në emisionin “Open” për ditën e sotme, në një lidhje live, ka qenë kryeministri i vendit, Edi Rama.

I pyetur nga gazetarja Eni Vasili, rreth temës më të nxehtë të kohëve të fundit, atë të marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, ai shprehet se ajo çka duhej është arritur!
“Suksesi është një fjalë shumë e madhe por duke qenë se ne në ata tryezë na çoi diskutimi për të lehtësuar peshën e frikës së Partisë Demokratike nga zgjedhjet edhe ja çka donim të arrinim në fund ishte një marrëveshje prej të cilës Lulzim Basha dhe PD të dilnin të lehtësuar. Kjo gjë u arrit”.
Kujtojmë se, pas negocimit disa ditore të ndërkombëtarëve, që mazhoranca dhe opozita të firmosin një marrëveshje për Reformën zgjedhore, më në fund u arrit!
Marrëveshja përbëhet nga dymbëdhjetë pika që specifikojnë me detaje mënyrën se si do të ndryshojë procesi.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu