Reforma Zgjedhore/ Rama: Më vjen keq që ende ambasadorët hyjnë e dalin nëpër seli partish për marrëveshje

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama në konferencën për gazetarët është ndalur edhe tek Reforma Zgjedhore.

Ai është shprehur se Partia Socialiste është e hapur deri në fund për arritjen e një marrëveshje. Më tej ai ka shtuar se i vjen keq që edhe pse jemi në vitin 2020 Shqipërisë i duhet akoma që të ndërhyjnë ambasadorët në seli partishë për të arritur marrëveshje.
“Unë i kam thënë ato që kam pasur. është shumë  thjeshtë, ka një sugjerim të kthyer në një kërkesë. Nga Bundestagu është përfshirë në dokumentin e Këshillit për një RZGJ mbi bazën e Rekomandimeve të OSBE. Mbi bazën e tyre gjithçka që nuk është ndonjë shkencë… Më e përsëritura ku ka pasur zgjedhje është depolitizimi i adminisratës Zgjedhore. Ne jemi të hapur deri në fund. Janë përfshirë edhe miq të Shqipërisë, nuk dëshiroj të bëjë komente para se të flasin dëshmitarët. Kam këndvështrimin tim por ajo që na duhet është të bëjmë sa më pak polemika. Të përpiqemi për produktin më të mirë. Është aty dhe i plotëson kushtet. Të gjitha palët kërkojnë gjithçka. Ka palë që mendojnë se me ligjin e Reformës fitohen zgjedhjet. Apo mendojnë se ai sistem apo një tjetër mund të bëjnë mrekullira sipas tyre. Është vetëm respektim dhe garantim standardesh. Nuk duam që të merremi me fjalë. Ka dëshmitarë. Më vjen keq që ka akoma dhe është  nevojshme hyrje dalje e ambasadorëve ne seli partishë për të arritur marrëveshje. Palët e tjera kanë nevojë për garanci apo se di. Jam mirënjohje miqve që po mundohen të ndihmojnë por nuk kam koment për këtë. Ka akoma të tjerë që duhet të flasin” tha Rama.

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu