Realizohet fluturimi më i gjatë në botë, 19 orë e 16 minuta në ajër – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Një avion i kompanisë australiane Qantas ka arritur të vendosë një rekord të ri për udhëtimin më të gjatë në histori. Një avion i tij i nisur nga New York mbërriti në Sydney pas 19 orësh! Ky ishte një lloj eksperimenti për të testuar efektet e atij që do të jetë fluturimi më i gjatë komercial, duke llogaritur lodhjen që përjetojnë si pasagjerët, ashtu edhe ekuipazhi. Qantas e përshëndeti si “historik” momentin kur avioni, një Boeing i ri 787-9 Dreamliner u ul pa probleme në tokë ndërsa nuk kishte kryer asnjë ndalesë rrugës. 49 persona ishin në bord, me qëllimin që të arrihej një peshë minimale dhe të garantohej autonomia e nevojshme e mjetit. Testet përfshinin monitorimin e valëve cerebrale të pilotit dhe nivelin e melatoninës tek pasagjerët. ” Jemi vërtet të lumtur me mënyrën se si shkoi fluturimi dhe është mirë të kesh disa të dhëna që na duhen për të ndihmuar në vlerësimin e fillimit të një shërbimi të rregullt për këtë rrugë”, tha Kapiteni Sean Golding, i cili drejtoi katër pilotët. Kompania po planifikon të kryejë më vonë gjatë vitit një fluturim të ngjashëm prove, këtë herë nga Londra drejt Sidnejt./top chnanel

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu