Rashica nuk ftohet fare për ndeshjen e sotme të Werderit kundër Wolfsburgut

0
Gjigandi

Milot Rashica do të mungojë në takimin e sotëm të Werder Bremenit kundër Wolfsburgut në Bundesligë, për shkak të lëndimit në kofshe.  

Werderi është nikoqir i Wolfsburg në Weserstadion, në një takim që nis në orën 13:30, i vetëdijshëm se çfarëdo lëshimi i pikëve do të nënkuptojë hap prapa në luftë për mbijetesë në Bundesligë.

Skuadra nga Weserstadion renditet e parafundit në ligën elitare gjermane me gjashtë pikë më pak se vendi i 15-të, i cili siguron mbijetesën në elitë, po me një ndeshje më pak se Mainz.  

Florian Kohfelft nuk do të mundë të llogarisë në shërbimet e yllit të ekipit kombëtar të Kosovës për ndeshjen e dytë radhazi.

Rashica ka probleme me kofshën, të cilat iu shfaqen në fitoren e Bremenit 1:0 kundër Schlkes fundjavën e kaluar.

RonaTyra

23-vjeçari luajti vetëm gjysmë orë në pjesën e dytë në humbjen e mesjavës 3:0 kundër Eintracht Frankfurt, pasi nuk ishte i gatshëm të luante titullar.

Dhe duke qenë se problemi nuk i ka kaluar dhe Rashica nuk stërviti dje me skuadrën, Kohfelft ka vendosur të mos e ftojë fare për këtë takim.

Rashica po e përjeton periudhën më të dobët në fanellën e Werder Bremenit, që prej kalimit në Bundesligë nga Vitesse në janar të vitit 2018. Anësori kosovar është në një ecuri prej 14 ndeshjeve pa shënuar gol në ligën elitare gjermane.

Rashica ende nuk e ka gjetur rrjetën e portës në vitin 2020, dhe ka kontribuar në vetëm dy gola të Werderit në 14 paraqitjet e fundit, duke asistuar në barazimin 2:2 me Hertha dhe në fitoren 1:0 kundër Schalke 04 këtë fundjavë.

Hera e fundit kur Rashica shënoi gol në Bundesligë ishte në humbjen e thellë të Werderit 6:1 kundër Bayern Munich në dhjetor 2019.

Tani ai është në një ecuri tejet negative prej 14 ndeshjeve pa shënuar gol në ligën elitare gjermane. Ai, megjithatë, i ka 7 gola dhe 5 asiste në 24 ndeshje këtë sezon në Bundesligë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu