Ka mjaftuar një gjest kuptimplotë dhe tepër njerëzor që “pasojat” të jenë të mëdha dhe sidomos nevoja të bëhet në domosdoshmëri.
Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, u impenjua personalisht për t’i siguruar disa fëmijëve në nevojë më shumë se 2 mijë vakte ushqim.
Por, tani ai kërkon që qeveria të jetë më e pranishme për të ndihmuar me ushqim ata që nuk kanë me çfarë të mbushin barkun!
Rashford ka detyruar qeverinë britanike t’i sigurojë ushqim falas në shkolla fëmijëve që e kanë të pamundur të ushqehen.
Kështu, prindërit që nuk kanë mundësi t’u japin para apo ushqime fëmijëve të tyre, kur ata shkojnë në shkollë, do ta marrin falas vaktin e drekës në shkollat e tyre.