Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit u ka bërë thirrje deputetëve të pranishëm që të votojnë marrëveshjen e 5 qershorit të arritur nga të gjitha palët politike për Reformën Zgjedhore.
Rama ka ftuar edhe Murrizin të votojë marrëveshjen duke thënë se e kupton shumë mirë që është kundër saj, por duhet ta votojë për demokratët.
Më tej Rama është shprehur se edhe vete ka një problem me marrëveshjen e 5 qershorit, atë të depolitizimit të administratës zgjedhore, duke thënë se është skandal të mos u besohet mësuesve numërimi i votave.
Pjesë nga deklarata e Ramës:
“U them sot se kjo është PS kjo është shumica dhe këta jemi ne që nuk kemi asnjë lidhje me akuzat përrallat e legjendat me diktaturën. Se nëse do të kishim edhe një lidhje të vogël me kto akuza nuk do kishim bërë këtë dhe do kishim legjitimitetin për të mos e bërë. Nëse do kishim lidhje jo vetëm që nuk do mendonim për të përfshirë PD që e kemi kundërshtar kryesor. Do mendonim që na erdhi rasti për ta shkelur me këmbë. Kështu bëjnë diktaturat, pro ne nuk mund të krahasohemi me asgjë me diktaturë. Kultura jonë politike e ndërtuar në 30 vjet është e bazuar tek arsyeja dhe jo tek forca. Tek gatishmëria për dialog dhe dakordësi dhe jo tek refuzimi i dialogut dhe lëndimi i sensit të dakordësisë. Është një kulturë e bazuar tek një rrugë ku në çdo stacion nuk ka qenë PD.” tha Rama.
“Duhet ta votoni të gjithë edhe Murrizi. Jo se mua më pëlqen, se edhe unë kam një problem të madh me 5 qershorin. Mos depolitizimin e administratës zgjedhore. Se është fyese për mijëra njerëz që janë mësues që të konsiderohen hajdutë dhe ndërkohë administrimi politik të jetë garanci. Kjo është fyese, por ky është lëshimi i madh i pa merituar për Lulzim Bashën dhe lidershipin e opozitës jashtëparlamentare. I merituar për votuesit e tyre, për demokratët që s’duan të më shikojnë me sy mua, dhe PS në shumicë, sepse dhënie e mesazhit të barazisë në proces ka rëndësi për ta. Ne nuk dalim të dëmtuar në sensin partiak. Është skandal që në 2020 Shqipëria të mos ia japë këtë detyrë mësuesve dhe e kuptoj Murrizin kur thotë skandal. E kamë thënë dhe nuk njoh asnjë budalla që të shkojë në burg të humbasi punën vetëm për të numëruar keq votat për mua apo për këdo qoftë. Edhe demokratin më ekstremistë nëse është mësues apo drejtor apo nënpunës shteti unë e besoj nëse i jepet administrimi i zgjedhjeve. Sepse si i tillë ai është subjekt i kodit penal dhe i ligjit. Kjo nuk ndodh me militantët e partive. Ata e ndjejnë që të hyjnë në luftra politike. Nga ana tjetër, ideja e përjashtimit të tyre dhe një administratë që nuk janë në punë as një parti. Nëse do i thuhej ti do shkosh të numërosh votat dhe s’do kishte pasojë se nuk i detyron dot. Ndërsa ai që është administratë me ligj e detyron me ligj. Ka edhe pasojën e humbjes së vendit të punës ku nuk ka arsye madhore. Jemi këtu ku jemi dhe e kemi bërë këtë lëshim. Lul Basha i bën 7×7=42 është qesharake kur thotë se PS u detyrua. PS nuk detyrohet.” tha Rama
Burimi: top-channel.tv