Napoli është shumë pranë goditjes së parë

0
Gjigandi

Napoli është shumë pranë goditjes së parë në merkaton e verës, që do të jetë edhe më e shtrenjta në historinë e klubit.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, klubi i kaltër do të transferojë nga Lille Victor Osimhen.

Nigeriani pritet të zbarkojë në Napoli në ditët në vijim për t’u prezantuar zyrtarisht. Italianët do të paguajnë në arkat e Lille plot 60 milionë euro, duke e shndërruar Osimhen në blerjen më të shtrenjtë.

Sulmuesi do të firmosë një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025, nga ku do të përfitojë rreth 5 milionë euro në sezon, 10-fish më shumë nga çfarë merrte te Lille, ku paguhej vetëm 500 mijë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu